Shtetasit e huaj mund të kalojnë transit, për shtetasit e Maqedonisë nevojitet deklaratë dhe test për coronavirus

Maqedonia

Shtetasit e huaj mund të kalojnë transit, për shtetasit e Maqedonisë nevojitet deklaratë dhe test për coronavirus

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Shtetasit e huaj do të mund të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut, por nuk mund të qëndrojnë më shumë se pesë orë në vendin tonë.

Sipas protokollit të miratuar nga Qeveria, transit i këtyre personave do të thotë hyrje në një vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin me kusht që të mos dalin jashtë autostradave ose rrugëve lokale dhe kjo të bëhet për pesë orë.

Për shtetasit e Maqedonisë janë të hapura kufijtë për dalje nga vendi por duhet të nënshkruhet një deklaratë të cilën e jep MPB në vendkalimin kufitar. Me këtë deklaratë çdo qytetarë merr rrezikun mbi vete dhe nuk do të ketë të drejt të kërkojë ndihmë nga shteti, nëse i ndodh ndonjë problem jashtë vendit.

Shtetasit e Maqedonisë që kthehen në vend janë të obligueshëm që të bëjnë test PSR, të mos jetë më i vjetër se 72 orë dhe të jetë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat