Nikollovski: Gruevski vazhdon të drejtojë OBRM-PDUKM-në përmes Mickoskit

Maqedonia

Nikollovski: Gruevski vazhdon të drejtojë OBRM-PDUKM-në përmes Mickoskit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:07
Ljupçe Nikollovski

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupçe Nikollovski tha partia e tij do të ketë fushatë të sigurt pa tubime të mëdha dhe takime masive.

Partia e tij, sipas Nikollovskit do të ketë disa aktivitete në të cilat do ta paraqitet oferta në zgjedhje.

“Bashkërisht me qytetarët do të kemi edhe një fitore, për të ardhmen evropiane të shtetit tonë. Që njerëzit t’i zgjedhin në bazë të cilësisë, dhe jo në bazë të anëtarësimeve partiake. Kemi program të shkëlqyer dhe ofertë që ofron paga më të larta, pagë më të madhe minimale prej 40%, rritje të pagës mesatare për 30%, dhe sistem të fortë shëndetësor. Dita e diel do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët”, tha Nikollovski.

Sipas tij, OBRM-PDUKM po i ikën zgjedhjeve për shkak të rejtingut të dobët.

“Është e njëjta parti që ende po e udhëheq Nikolla Gruevski, përmes Mickoskit”, tha Nikollovski duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk mund t’i gënjejë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat