Maqedoni: Disa industri do të kenë pasoja të mëdha nga kriza me coronavirusin

Maqedonia

Maqedoni: Disa industri do të kenë pasoja të mëdha nga kriza me coronavirusin

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 09:26
Ilustrim

Nëse, për shkak të pandemisë coronavirus, vëllimi i punës në objektet industriale në Maqedoni zvogëlohet, kjo do të çojë në largimin e punëtorëve.

Ekzistojnë ndryshime nga sektori në sektor dhe ndikimi nuk do të jetë i njëjtë kudo. Situata është e paparashikueshme, por ky skenar “i zi” mund të ndodhë. Mare Ançeva, sekretare e përgjithshme në sindikatën për industri, energji dhe miniera, thotë se nëse prodhimi zvogëlohet, numri i punëtorëve do të bjerë.

“Numri i punëtorëve gjithmonë varet drejtpërdrejt nga procesi i prodhimit. Nëse vëllimi i punës zvogëlohet, numri i punëtorëve në industri gjithashtu do të ulet. Parashikimet për industrinë e metaleve nuk janë optimiste. Shumë do të varet nga gjendja e punëve në vendin tonë, por edhe globalisht. Dihet që në vendin tonë industria është kryesisht e përqendruar në Shkup, dhe në Shtip, që është qendra e tekstilit”, shpjegon Ançeva.

Situata në industrinë e përpunimit është e keqe dhe priten largime nga puna, njoftoi këto ditë Enti Shtetëror për Statisitka. Sipas raportit, situata ekonomike e subjekteve afariste në industrinë prodhuese është e pafavorshme. Kërkesa e pamjaftueshme e huaj, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuara, mjedisi i pasigurt ekonomik dhe kërkesa e pamjaftueshme e brendshme kanë ndikimin më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit.

Nërsa Mariana Perkovska nga Grupi i Tekstileve thotë se ato kompani që punojnë me shitje online kanë rritje, dhe një rënie në punë është vërejtur në mesin e atyre që punojnë me shitje fizike të sendeve.

“Me mbylljen e Kinës dhe mënyrën e re të jetës, puna është rikthyer në Evropë dhe në Ballkan, dhe nuk mendoj se do të ketë pushime të mëdha nga puna, por do të ketë vërshime të punëtorëve nga një kompani në tjetrën” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat