Kolegët i japin lamtumirën e fundit Atanas Kovaçevskit

Maqedonia

Kolegët i japin lamtumirën e fundit Atanas Kovaçevskit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:20
Atanas Kovaçevski

Ka ndërruar jetë gazetari dhe zëdhënësi i kompanisë EVN- Maqedoni, Atanas Kovaçevski. Ndonëse në dhjetë vitet e fundit ka punuar si zëdhënës i EVN-së, megjithatë opinioni Kovaçevskin e njohu si prezantues lajmesh në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Nga Kompania konfirmuan se Kovaçevski ka vdekur mëngjesin e sotëm dhe se paraprakisht ai nuk ka pasur probleme kronike shëndetësore. Kovaçevski ishte 50 vjeç. Nëpër rrjetet sociale ka pasur shumë shkrime nga kolegët dhe qytetarët të cilët me fjalët më të mira i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat