2.735 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

2.735 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Në mbarë Maqedoninë Veriore janë 2 mijë e 735 raste aktive me koronavirus, ndërsa që nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 4 mijë e 820 të infektuar, kurse 222 njerëz kanë vdekur.

Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1 mijë e 593. Sipas komunave në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109.

Rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është falë mosrespektimit të masave të vendosura.

“Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me rezervë, janë që nga java e ardhshme, periudhën që vijon mund të pritet se edhe vatra e Shkupit do të ulet gradualisht gradualisht”, tha ministri.

Prej, 15 për qind e të infektuarve me virusin KOVID-19 në vend janë shtruar në spital, disa janë me simptoma më të buta dhe janë në trajtim shtëpiak, dhe pjesa tjetër janë raste asimptomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat