101 raste të reja me Kovid-19, humbin jetën 5 ndërsa shërohen 22 pacient

Maqedonia

101 raste të reja me Kovid-19, humbin jetën 5 ndërsa shërohen 22 pacient

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 21:47
Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë realizuar 776 teste, dhe janë regjistruar 101 raste të reja të KOVID-19 në: Shkup-57, Kumanovë-13, Dibër-1, Shtip-3, Tetovë-19, Strugë-1, Veles-1, Manastir-2, Ohër-1, Gostivar-1, Resnjë-2. Pesë pacientë vdiqën (dy nga Kumanova dhe nga një nga Shkupi, Struga dhe Gostivari). Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 22 pacientë të shëruar, nga të cilët 11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe një nga Velesi.

Në SPQ ” 8 Shtatori” vdiq një paciente 77-vjeçar nga Shkupi, e pranuar më 2 qershor dhe një pacient 45-vjeçar nga Gostivari i cili u shtrua në spital më 14 qershor. Në SP Strugë vdiq një pacient 80-vjeçar i hospitalizuar më 15 qershor. Një pacient 51 vjeçar vdiq nëSP Kumanovë, i hospitalizuar më 14 qershor. Më 19 qershor, një pacient 40-vjeçar nga Kumanova vdiq, i konfirmuar pozitiv në 20 qershor.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 5106, numri i pacientëve që shërohen arrin 1926, numri i vdekjeve arriti 238, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2942.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 95 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Deri sot në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë raste të reja, ndërsa janë hospitalizuar 133. Në makinë respiratore janë shtatë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 35 pacientë, ndërsa në Shtip janë hospitalizuar 18 pacientë, Në reporteret infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 81 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19.
Raste aktive në komunën e Shkupit në përfundim me ditën e djeshme (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuimin nëpër komuna në Shkup):
• Çair- 384
• Aerodrom – 130
• Butel – 140
• Gazi Babë – 153
• Qendër – 133
• Karposh – 114
• Saraj – 130
• Kisella Vodë – 95
• Gjorçe Petrov – 77
• Studeniçani – 84
• Shuto Orizar – 69
• Haraçinë – 55
• Ilinden – 30
• Petrovec – 12
• Çuçer Sandevë – 12
• Sopishte – 13
• Zelenikovë -2
• të huaj – 4
• të pa shpërndarë – 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat