Pendarovski: Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të jetë në listën e prioriteteve të përbërjes së ardhshme parlamentare

Maqedonia

Pendarovski: Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të jetë në listën e prioriteteve të përbërjes së ardhshme parlamentare

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:58
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti në takim organizatorët e manifestimit “Skopje Pride”, i cili këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 po mbahet virtualisht në periudhën 20-30 qershor.

Siç bënë të ditur nga kabineti i presidentit, përfaqësuesit e organizatave qytetare të cilat punojnë në “Skopje Pride” e informuan Pendarovskin për aktivitetet e planifikuara të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike, biseda për temat kyçe, si dhe aktivitete muzikore dhe kulturore të cilat e festojnë diversitetin.

Presidenti Pendarovski, i përshëndeti aktivitetet e të gjithë organizatave dhe aktivistëve të cilët punojnë për avancimin e të drejtave të bashkësisë LGBTI dhe të gjitha bashkësitë e margjinalizuara me qëllim të dukshmërisë së tyre më të madhe në shoqëri dhe realizimin e të drejtave të tyre themelore.

Në takim gjithashtu është biseduar edhe për hapat tjerë të cilët nevojiten me qëllim të avancimit të gjendjes së bashkësisë LGBTI, si ngritja e vetëdijes publike, zbatimi efektiv i ligjeve, veçanërisht për veprat nga hakmarrja, mbrojtja nga diskriminimi dhe mbrojtja e personave të ndjeshëm të cilëve iu nevojitet integrim në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat