Prokuroria formon komision për monitorim të zgjedhjeve në Maqedoni

Maqedonia

Prokuroria formon komision për monitorim të zgjedhjeve në Maqedoni

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një vendim për krijimin e një komisioni për të monitoruar parregullsitë e mundshme që lidhen me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli Gjashtëmbëdhjetë – Veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimit sipas Kodit Penal dhe veprave penale të tjera të kryera gjatë organizimit dhe kryerjes së zgjedhjeve.

Ngjarjet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme, të planifikuara për 15 korrik 2020, janë në interes të publikut, dhe është krijuar një komision për të monitoruar në mënyrë proaktive ngjarjet, me qëllim mbrojtjen kundër veprimeve penale ose veprimeve të tjera të paligjshme dhe veprimeve parandaluese.

Kryetar i Komisionit është emëruar Xhelal Bajrami, Prokuror Publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e komisionit janë prokurorë publik nga prokuroritë më të larta publike dhe Prokuroria Themelore Publik në Shkup.

Komisioni do të monitorojë të gjitha ngjarjet në vend në lidhje me procesin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve. Për ato ngjarje që do të vlerësohen si indikacione për parregullsi zgjedhore të mundshme, njoftimet do të dërgohen menjëherë në zyrë prokurorisë publike kompetente. Në të njëjtën kohë, prokurorit themelore publik kompetente do të obligohen për veprime urgjente, domethënë të formojnë lëndë dhe të ndërmarrin veprime për të përcaktuar faktet përkatëse nga të cilat varet zbatimi i duhur i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat