Maqedoni, testet e falsifikuara negative për COVID-19 në Serbi shiten në pompa të benzinës

Maqedonia

Maqedoni, testet e falsifikuara negative për COVID-19 në Serbi shiten në pompa të benzinës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:31
Ilustrim

Një portal në Maqedoni ka raportuar se qytetarët në Maqedoni kanë raportuar se testet negative në koronavirus mund të blihen për 65 euro në Serbi në pompa të benzinës.

Sipas protokollit, çdo qytetar maqedonas në kohën e hyrjes në vend duhet të tregojë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë, dhe nëse jo, do të dërgohet në një karantinë shtetërore 14-ditore.

“Transportuesit maqedonas të detyruar të paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Maqedoni, tregojnë se në jug të Serbisë po bëhet biznes i mirë, por i paligjshëm. Testet negative PCR madje mund të blihen në një pikë karburanti në Vranjë”, ka shkruar MKD.

Teste të tilla të falsifikuara mund të blihen edhe në Nish.

“Qytetarët maqedonas që kthehen në vendlindje përmes Aeroportit të Nishit u kanë raportuar shërbimeve të sigurimit se ata kanë pasur mundësinë për të blerë një test të falsifikuar negativ PCR për 50 euro në aeroport”, shkruan MKD.

Sipas protokollit, çdo qytetar maqedonas në momentin e hyrjes në vend duhet të tregojë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë, e nëse nuk e bën këtë, atëherë dërgohet në karantinë për 14 ditë.

Maqedonia e Veriut po vazhdon të mbetet vendi më i prekur në rajon nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat