BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:54
Foto Ilustrim

Tre shtetet që do ta kryesojnë BE-në në 18 muajt e ardhshëm, Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia synojnë ta vazhdojnë procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të metodologjisë së re. Përmes programit të finalizuar, treshja e shteteve evropiane parashikon thellimin e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike të pandemisë, duke përfshirë krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe forcimin e kapaciteteve kundër kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme.

Në fokus të programit për punën e BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor është promovimi i vlerave të BE-së, si: kohezioni shoqëror, sundimi i ligjit, barazia dhe të drejtat e njeriut, mirëpo këtë herë duke i inkorporuar leksionet e mësuara përgjatë pandemisë. Në këtë kontekst, në mesin e prioriteteve listohen: digjitalizimi i tërësishëm me theks të veçantë në arsim, hulumtime shkencore, financa dhe shëndetësi dhe ndryshimin e mënyrës së punës; gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për migrimin dhe trafikimin njerëzor; rikthimin dhe forcimin e Tregut të vetëm të BE-së; realizimin e 17 qëllimeve të të a.q. “Marrëveshje të Gjelbër Evropiane” dhe politika ambicioze ndaj Lindjes dhe Jugut si dhe thellimi i bashkëpunimit me Afrikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat