Kufijtë të hapur, por pesimizmi mbetet

Maqedonia

Kufijtë të hapur, por pesimizmi mbetet

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:02
Foto Ilustrim

Me gjithë lehtësimin e masave në kufij, si dhe njoftimet për hapjen e aeroporteve më 1 korrik, nga sektori i turizmit nuk janë shumë optimist për këtë sezon. Ata kanë frikë se gjërat do të mbeten të ndërlikuara për shkak të situatës së ndryshueshme me Kovid 19 në vend, por edhe në Evropë.

Unë pres nga shtatori të ndodhë një krizë dhe pushime të mëdha nga puna në sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Nuk mund ta rikthejmë sezonin me siguri, mund të përpiqemi vetëm t’i bëjmë rezultatet negative sa më të buta që të jetë e mundur … “-tha Filip Stefanovski, pronar i agjencisë turistike.

Agjencitë turistike presin që puna e tyre të bie në dy-tre vitet e ardhshme. Ata që hapën këtë javë dhe filluan të punojnë thonë se të ardhurat janë shumë të ulëta, sepse nuk ka mysafirë.

Vetëm objekti im ka humbur personalisht rreth 300,000 euro. Bëhet fjalë për 17,000 netë. Shpresojmë që në periudhën në vijim, në korrik nga data 1 ose 15, të kemi disa rezervime, me të cilat do të mund të kishim ndonjë qarkullim”-tha Musa Rashid- pronar hoteli.

Tani për tani, ka njoftime se turistët holandezë do të fluturojnë përsëri në Ohër dhe Strugë, por vetëm me dy aeroplan çarter në javë, ndryshe nga dhjetë vitet e fundit. Në pritje janë dhe turistët që priten nga Polonia, ndërsa turistët nga Turqia, si një nga më të shumtit gjatë viteve, me sa duket nuk do t’i ketë fare këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat