Maqedoni: Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”

Maqedonia

Maqedoni: Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.

Për shkak të kësaj edhe makinat që kanë dashur të kalojnë në Kosovë, janë kthyer nga policia.

“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyer mbrapsht”, tha Zharko Trpevski, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.

Prej sot, në përputhje me vendimin e Qeverisë, janë hapur plotësisht vendkalimet kufitare në të gjithë territorin vendit pa kushte, respektivisht pa vendim për izolim ose deklaratë dhe pa PCR test.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat