Mançevski: Për dy muaj recetat elektronike kanë dhënë rezultat pozitiv

Maqedonia

Mançevski: Për dy muaj recetat elektronike kanë dhënë rezultat pozitiv

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:27
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur që 95% e recetave të dhëna kanë qenë elektronike. Mançevski gjithashtu ka njoftuar se edhe 95%e barnave të dhënë ne barnatore janë dhënë pa letër recete, gjegjësisht vetëm me dokument identifikimi.

“Sipas analizave për këto dy muaj, mund të vërehet se 95% nga gjithë recetat e dhëna janë elektronike. Gjithashtu edhe 95% edhe barnat e dhëna në barnatore janë dhënë pa letër receti, gjegjësisht vetëm me dokument identifikimi. Recetat elektronik janë të përhershme dhe sigurisht që tani në këtë kohë krize shëndetësore, sidomos ju ndihmon qytetarëve dhe mjekëve por edhe kur të kaloj kjo krizë pritja tek mjeku dhe në barnatore, mbeten e kaluar”, ka deklaruar Mançevski.

“Vazhdon regjistrimi i nxënësve në kopshte, regjistrimi i nxënësve në shkollë, transferimi automatik i mbështetjes financiare për të porsalindurit si dhe çertifikatë për të ardhurat e realizuara nga ana e Drejtorisë për të Arshura Publike”, ka thënë më tej Mançevski.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se nga 1 maji janë krijuar mbi 3 miljon receta për terapi kronike.

“Sistemi deri tani ka rezultuar si i suksesshëm, Nga 1 maji deri tani përmes këtij sistemi janë krijuar mbi 3 milion receta për terapi kronike. Vendosja e mënyrës së dhënies së recetave elektronike është praktikisht plotësim i aktiviteteve për qasje të plotë ndaj terapive dhe barnave për për pacientët dhe qytetarët, që ka filluar vitin e kaluar në tetor, kur larguam krejtësisht kuotat për barnat me recetë në barnatoret e mbarë vendit”, ka deklaruar Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat