Si është gjendja në kufijt e Maqedonisë dhe sa udhëtarë deri tani kanë kaluar

Maqedonia

Si është gjendja në kufijt e Maqedonisë dhe sa udhëtarë deri tani kanë kaluar

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:08
Ilustrim

Maqedonia e Veriut dje hapi kufijt pa asnjë kufizim apo kusht për hyrje dhe dalje.

Frekuentimi më i madh u regjistrua në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë. Qeveria në mbledhjen e saj të fundit solli vendim për hyrje dhe dalje në vend për të gjithë shtetasit dhe të huajt pa kushtet për të pasur test PRC për koronavirus si dhe karantinë.

Sipas të dhënave të MPB-së, në vendkalimin kufitar Tabanoc nga mesnata deri në ditën e djeshme në ora 10.00 kanë hyrë dhe dal nga vendi mbi 3200 udhëtarë. Prej tyre 1984 kanë hyrë, 1308 kanë dalur. Shumica prej këtyre kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në vendkalimin kufitar Bllacë gjatë 12 orëve sa është hapur kufiri kanë kaluar mbi 4 mijë udhëtar.

Fluksi ka qenë më i vogël në pikat kufitar Deve Bair me Bullgarinë, Dellçevë dhe Novo Sellë me Bullgarinë.

Edhe gjatë ditës së sotme hyrja dhe dalja më e madhe ka qenë në dy pikat kufitare Bllacë dhe Tabanoc.

Për të ndjekur situatën me kufijt dhe nëse planifikoni të udhëtoni dikund ndiqni në faqen zyrtare Roads.org.mk, të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat