LSM kërkon nga punëdhënësit e Maqedonisë që pagesa e K-15 të bëhet në fillim të muajit korrik

Maqedonia

LSM kërkon nga punëdhënësit e Maqedonisë që pagesa e K-15 të bëhet në fillim të muajit korrik

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:08
Ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon nga punëdhënësit që të paguajnë K-15 në fillim të muajit korrik për punëtorët që përmbushin kushtet për marrjen e K-15, përkatësisht kanë punuar 6 muaj te e njëjta punë në sektorin privat.

“Kërkojmë edhe nga punëdhënësit tjerë që sipas marrëveshjeve kolektive ta bëjnë pagesën për K-15 në fillim të muajit korrik. Duke marrë parasysh shfrytëzimin e vauçerëve për turizëm vendor për të gjithë qytetarët që përmbushin kushtet që i ndan Qeveria dhe pagesa e K-15, punëtorët e Maqedonisë posaçërisht me të hyra të vogla do të mund të shkojnë në pushim me familjen e tyre, dhe me këtë do t’i mbështesin hoteleritë turistike dhe akomodues në shtet të cilët gjatë kësaj periudhe ishte më të prekura nga mospuna e tyre “, shprehen nga LSM.

Ata ju bëjnë apel punëtorëve që vauçerët dhe K- ta mund ta përdorin në objektet hotelerike ku ka sindikatë të organizuar dhe ku nuk shkelen të drejtat e kësaj kategorie të njerëzve.

“Me këtë kontribuojmë dhe parandalojmë punëdhënësit e pandërgjegjshëm që t’i keqpërdorin paratë tona dhe në të njëjtën kohë t’i shkelin të drejtat e kolegëve tanë”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat