Shkup, prej sot spërkatje tokësore kundër mushkonjave

Maqedonia

Shkup, prej sot spërkatje tokësore kundër mushkonjave

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:21
Foto Ilustrim

Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.

Shërbimi për shtyp i Bashkisë së Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.

Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira.

Bashkia e Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat