Kapen nëntë emigrantë në magjistralen Radovish – Shën Nikollë

Maqedonia

Kapen nëntë emigrantë në magjistralen Radovish – Shën Nikollë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje janë kapur nëntë emigrantë ilegal.

Siç njoftojnë nga MPB, rreth orës 17:30 në SPB – Shtip është raportuar se në magjistralen Radovish – Shën Nikollë zyrtarë policorë, pas informatave paraprake kanë kapur 9 emigrantë nga Siria.

MPB njofton se për rastin tashmë është informuar edhe Prokuroria kurse emigrantët janë dërguar në qendrën “Vinojug” në Gjevgjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat