Të mërkurën hapen aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit

Maqedonia

Të mërkurën hapen aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:25
Foto Ilustrim

Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën, respektivisht me 1 korrik do të hapet Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit.

Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve.

Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.

Me qëllim që të shmanget turma në sportele për regjistrim, TAV Maqedoni i inkurajon udhëtarët që ta përdorin sa më shumë mundësinë për regjistrim online të udhëtarëve dhe valixheve, së paku 24 orë para kohës së fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat