Qyteti i Dibrës me një të infektuar, rritet edhe numri i dënimeve për personat që nuk mbajnë maska

Maqedonia

Qyteti i Dibrës me një të infektuar, rritet edhe numri i dënimeve për personat që nuk mbajnë maska

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër është vërtetuar edhe një rast me coronavirus, me çka numri i të diagnostifikuarve u rrit në 92, ndërsa 92 prej tyre janë nga Qendër Zhupa.

Prej 92 të diagnostifikuarve, 41 janë në faqzën e dytë të pandemisë.

Deri tani 48 persona janë shëruar ndërsa katër persona kanë humbur jetën. Prej tyre tre janë burra dhe një Grua nga Zhupa. Momentalisht në Dibër ka 40 raste aktive.

“Arsyeja kryesore e shfaqjes së sërishme të sëmundjes është mosrespektimi i masave dhe protokolleve shëndetësore nga qytetarët dhe subjektet juridike. Ju bëj apel që të respektohet masat për mbrojtje”, tha kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Nga MPB njoftuan se në Dibër janë regjistruar 18 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat