Parlamenti Evropian kërkon fushatë pa frikësime dhe zgjedhje demokratike në Maqedoni

Maqedonia

Parlamenti Evropian kërkon fushatë pa frikësime dhe zgjedhje demokratike në Maqedoni

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Eurodeputetët përgjegjës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, kërkojnë fushatë transparente, objektive dhe të besueshme, si dhe pa dezinformata dhe frikësime.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut Ilhan Kycuk, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Komitetit të përzier parlamentar Andreas Shnajder dhe Marion Valsman, ka thënë se këto zgjedhje janë test për pjekurinë politike të Maqedonisë.

Duke pasur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët kërkojnë nga të gjithë anëtarët politik sjellje të përgjegjshme.

“Kërkojmë nga autoritetet të sigurojnë proces zgjedhor fer dhe me masa adekuate shëndetësore”, shkruajnë eurodeputët.

Ata shtojnë se pas zgjedhjeve do të duhen institucione funksionale dhe opozitë e përkushtuar, për ta udhëhequr vendin drejt përmbushjes së reformave të caktuara nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat