Menduh Thaçi me tre masa për tejkalimin e pandemisë

Maqedonia

Menduh Thaçi me tre masa për tejkalimin e pandemisë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:50
Menduh Thaçi

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte kishte takim në disa vendbanime të Komunës së Bërvenicës.

Ai tha se është e rëndësishme që të zbatohen tre masa të mëdha për tejkalimin e pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masa për menaxhimin e Covid-19 janë të nevojshme në klinikën e Tetovës e cila duhet të ketë të paktën 1 milion euro që të funksionojë si Klinikë Universitare dhe ta mbrojë shëndetin e shqiptarëve. Secili anëtar i familjes duhet të merr nga 100 euro ndihmë urgjente për tejkalimin e krizës dhe e treta, të ndihmohet çdo taksist dhe kamerier deri te bizneset e mëdha, me pak procedura”, tha Thaçi në Çellopek.

Ai tha se është shumë lehtë të zgjedhet PDSH0-ja.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Dilni nga shtëpia, merrni maskë dhe stilolaps, shkoni në vendvotim. Rrethoni numër 1”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat