Ristoska: Dita e fundit e PSP-së, edhe e hidhur edhe e ëmbël

Maqedonia

Ristoska: Dita e fundit e PSP-së, edhe e hidhur edhe e ëmbël

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:39
Lençe Ristoska

Prokurorja dhe zëdhënësja e PSP-së Lençe Ristoska, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ditën e fundit të prokurorisë që u formua pas publikimit të materialeve të përgjuara nga LSDM-ja.

Ajo ditën e fundit të PSP-së e përshkruan si të hidhur dhe të ëmbël.

“E hidhur është shija e ndarjes dhe të gjitha planeve të parealizuara, por të ëmbla janë kujtimet për sfidat dhe energjinë e përbashkët. Sot u përshëndetëm me kolegët e shërbimeve profesionale dhe administrative-teknike dhe me hetuesit. Të punësuarit në PSP sot e kanë ditën e fundit të punës dhe më pas do të jenë të papunë”.

“Sot bashkëpunëtori im profesional më tha: ‘Është e vështirë prokurore, katër vjet kemi qenë bashkë, çfarë nuk kemi ndarë, ka pasur periudha kur kam qenë më shpesh në punë sesa në shtëpi’. Dhe ashtu ishte”, ka shkruar Ristoska.

Ajo më tej shton se PSP-ja për atë ka qenë simbol i luftës për ideale, për drejtësi, integritet, të ardhme më të mirë, luftë kundër keqpërdorimit të sistemit dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë.

“Mënyra se si pushon PSP, mënyra se si askush nuk gjeti guximin të thotë se shfuqizohet institucioni, mendoj se nuk meriton koment, pasi lufta për drejtësi është e vërtetë vetëm kur është fryt i një kërkese të brendshme për përgjegjësi, së pari personale, pastaj edhe për ata që kanë gabuar para ligjit”, ka shkruar mes tjerash Ristoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat