Maqedoni: Badenteri në qeveri, jashtë kushtetutës

Maqedonia

Maqedoni: Badenteri në qeveri, jashtë kushtetutës

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Premtimi i BDI-së inkuadrimin e votim me Badenter në Qeveri për investime të mëdha ekonomike konsiderohet jashtë kornizave aktuale juridike dhe kushtetuese. Kushtetuta aktualisht parashikon vetëm votim me Badenter në Kuvend për ligjet të cilat drejtpërdrejt prekin kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimin e simboleve. Në aspektin e fushatës zgjedhore, secila kërkesë, sipas OBRM-PDUKM-së, është legjitime.

Kushtetuta, Amendamenti X

“Për ligjet të cilët drejtpërdrejt prekin kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimin e simboleve, Kuvendi vendos me shumicë votash nga deputetët prezent, gjatë të cilit duhet të ketë edhe shumicë votash nga deputetët e pranishëm që u takojnë bashkësive që nuk janë shumicë.”

“Menjëherë them se secila kërkesë politike duhet të jetë në kuadër të kornizave ligjore, ose më mirë të them në kuadër të kornizave kushtetuese ligjore. Unë këtu nuk shikoj bazë ligjore, por, në aspektin e legjitimitetit, nuk ka proces më pasionant se zgjedhjet dhe të gjithë kërkesat janë legjitime.- deklaroi Gordana Siljanovska, OBRM-PDUKM.

Nga LSDM-ja kërkuam por nuk morëm një vlerësim. Sipas ekspertit Todor Pendarov, premtimi është thjeshtë fushatë duke pasur parasysh që gjithçka që kalon në Qeveri, supozohet të jetë pjesë e programit të përbashkët të partnerëve të koalicionit.

“Mendoj se, do të jem më i ashpër, bëhet fjalë për një demagogji parazgjedhore me të cilën duan të tërheqin vëmendjen e votuesve shqiptarë, para së gjithash. Në një botë normale demokratike, kur krijohet një koalicion qeveritar, koalicioni bazohet në program të përbashkët.- Todor Pendarov, ekspert.

Sipas, Pendarov, një Badenter i dyfishtë; në Qeveri dhe në Kuvend, s’do të kishte kuptim.

“Secili vendim që ka të bëjë me të drejtat, në kuptimin më të gjerë të fjalës, të bashkësive të tjera etnike duhet të kalojë me Badenter, fillimisht në Komisionin për marrëdhëniet mes bashkësive dhe më pas në plenare me Badenter. Kjo domethënë se tashmë kemi një mekanizëm mbrojtës që të mos ketë majorizim për çështje të caktuara.”- Todor Pendarov, ekspert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat