Miratohen protokolle për punë të muzeve, galerive, të kompanive për ngjarje promovuese në Maqedoni

Maqedonia

Miratohen protokolle për punë të muzeve, galerive, të kompanive për ngjarje promovuese në Maqedoni

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Qeveria sot në seancë miratoi Protokoll për punën e muzeve, galerive dhe ambienteve për ekspozita, si dhe protokoll për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19 gjatë organizimit të ngjarjeve, promotorëve, kompanive rent, produksioneve video dhe audio dhe mbështetje teknike të këtyre ngjarjeve.

Në këtë seancë, bëjnë të ditur nga pres shërbimi qeveritar, janë miratuar edhe Protokolli për regjistrim të nxënësve në konviktet publike për vitin shkollor 2020/2021, Protokolli për punë të klubeve për vallëzim dhe të baletit, Protokolli për kryerjen e transportit ndër-urban, si dhe Rekomandime dhe udhëzime për parandalim të përhapjes së Covid-19, gjatë hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat