Cvetanov: Sofja mbetet pas Athinës në marrëdhëniet me Shkupin

Maqedonia

Cvetanov: Sofja mbetet pas Athinës në marrëdhëniet me Shkupin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:29
Cvetan Cvetanov

Politikanët të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga provokimet e vazhdueshme mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ndoshta do të kenë përfitim afatshkurtër, por në afat të gjatë nuk kanë vizion dhe e dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe miqësinë mes të dyja vendeve, konsideron Cvetan Cvetanov, kryetar i Qendrës Euro-Atlantike të Sigurisë.

Cvetanov, në deklaratën për BGNES thotë se politikanët nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i tejkalojnë paqartësitë, të bashkohen dhe të bashkëpunojnë, sepse siç bën të ditur, sot bota është shumë më e ndryshme se sa që ishte para disa dekadave.

Ai theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor angazhohen që të jenë pjesë e një Evrope të fuqishme dhe të bashkuar pa kufij dhe kufizime, por paralajmëron edhe se ekzistojnë shumë vende të cilat nuk dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Ne dëshirojmë ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut dhe këtu duhet t’i jepet mirënjohje kryesimit bullgar me BE-në, e cila e mbante në agjendë temën për Maqedoninë e Veriut”, tha Cvetanov.

Por, megjithatë, sipas tij, Sofja mbetet pas në marrëdhëniet me Shkupin, madje edhe pas Athinës e cila pas zgjidhjes së kontestit për emrin ndërton relacione të mira me fqinjin verior.

“Problemi është serioz sepse Greqia e cila ishte shumë më e rezervuar për Maqedoninë e Veriut sot ka bazë shumë më të mirë për ndërtimin e partneritetit me të”, përderisa Bullgaria mbetet pak prapa”, tha Cvetanov.

“Është e nevojshme, tha ai, që të punohet në intensifikimin e bashkëpunimit, që do ta përforcojë ekonominë, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Një projekt të tillë për zhvillim të rajonit, siç theksohet, është “Trimorie” në të cilin janë përfshirë tetë vende mes Detit Baltik, të Zi dhe atij Adriatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat