Motoçiklisti rrëzohet dhe shtypet nga kamioni

Maqedonia

Motoçiklisti rrëzohet dhe shtypet nga kamioni

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Një motoçiklist nga Velesi i moshës 56 vjeçare është rrëzuar nga motoçikleta dhe më pas është shtypur nga një kamion.

Gjatë aksidentit ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Velesit, ndërsa më pas në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga Sektori për Punë të Brendshme-Veles, njoftojnë se një ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat