Bartësi i LSDM-së në zonën e tretë Ljupço Nikollovski nga tubimi në Veles njoftoi se së shpejti do të fillojë realizimi i projektit Hidro-sistemi Lisiçe, për të cilin janë siguruar 24 milion euro. Ai theksoi se lista e kandidatëve të LSDM-së për këtë zonë përfshin njerëz që janë pa asnjë skandal, ndryshe nga lista e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, e cila ka një kandidat pas të cilit ka rreth 20 afera.
“Një koncept është të kthehemi te frika, te izolimi, tek e kaluara. Në të kaluarën, ku janë bërë listat, janë bërë selektime, bizneset janë marrë dhe njerëzit e qytetarët janë shantazhuar, dhe janë bërë ndarje në çfarëdo lloj baze. Dhe ky koncept që ofron komunitet, barazi, përparim, zhvillim, më shumë para për të gjithë qytetarët dhe zhvillim të madh të vendit tonë. Jam i bindur që qytetarët do të zgjedhin atë drejtim. Dhe kjo është e qartë”, tha Ljupço Nikollovski, LSDM.