Vijojnë reagimet për prishjen e plazheve në Ohër

Maqedonia

Vijojnë reagimet për prishjen e plazheve në Ohër

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:41
Ohër

“Që nga aksioni për të hequr objektet në plazhet e Ohrit, i cili ka vazhduar për dhjetë ditë, në disa prej tyre kanë mbetur këto gërmadha dhe kaosi pas meje. Ekipi i Alsat aktualisht është në plazhin dikur më të njohur në plazhin e Ohrit, plazhi Nemo”

Disa nga turistët dhe punëtorët turistikë thonë se momenti për zbatimin e aksionit, për heqjen e pajisjeve nga plazhet nuk është zgjedhur si duhet, sepse ka filluar sezoni turistik, i cili tashmë është goditur për shkak të pandemisë Kovid 19.

“Është për të ardhur keq, edhe pse e kuptoj plotësisht se mund të bëhet fjalë për koncesione të skaduara, se mund të jetë në përputhje me udhëzimet e UNESCO-s, por kjo po vendoset para sezonit ose pas sezonit. Nuk mund të fillojmë më 1 korrik, dhe të shohim një foto si kjo, ku ka gërmadha, dërrasa të tjera dhe gozhda, dhe ne presim që fëmijët të lahen dhe të luajnë”

Unë nuk jam dakord me prishjen e plazheve, sepse dikush i lejoi ata ti ndërtojnë ato plazhe. Unë mendoj se shteti mund ti konfiskonte plazhet dhe t’i lëshojë me qira si plazhe të rregulluara. Le të formohet një ndërmarrje publike brenda vetëqeverisjes lokale dhe le ti lëshojë me qira”-tha Oleg Malenko, punëtor turistik.

Komuna e Ohrit njofton se aksioni nuk do të ndalet, ndërsa në Strugë situata me plazhet është ende e njëjtë, ndërsa koncesionarët e deritanishëm janë në pasiguri se çfarë të bëjnë tutje. Pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat