Mbi 1 814 263 votues në listën zgjedhore

Maqedonia

Mbi 1 814 263 votues në listën zgjedhore

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:52
Lista zgjedhore

Mbi 1 milion e 814 mijë persona kanë të drejtën e votës më 15 korrik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbylli listën zgjedhore në të cilën janë të përfshirë edhe personat të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve.

Më shumë votues ka në Kumanovë, mbi 93 mijë, kurse më pak në Komunën Konçe. Në 90 vendvotime nuk do të votohet për shkak se nuk është përmbushur kushti prej të paktën 10 votuesish.

Votuesit nga këto vendvotime do të shpërndahen në vendvotime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat