Sejdiu dhe Kitanov premtojnë rikonstruimin e rrugës së vjetër Tetovë-Shkup

Maqedonia

Sejdiu dhe Kitanov premtojnë rikonstruimin e rrugës së vjetër Tetovë-Shkup

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:59
Sejdiu dhe Kitanov

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot biseduan për rikonstruksionin e ardhshëm të rrugës rajonale r402 nga Tetova për në Grupçin, e njohur më mirë si rruga e vjetër Tetovë – Shkup. Kitanov theksoi se pas 30 vjetësh, për herë të parë po bëhet rikonstruktimi i plotë i kësaj pjese, e cila është planifikuar të fillojë për pesë ditë.

“Bëhet fjalë për rikonstruktim të plotë të lëvizjes nga Karpallaku deri në Zhelinë. Deri para një viti, kishte përfshirje në një segment, por gjëja më e rëndësishme është që është dëmtuar shumë në këto 30 vjet dhe tani po shkojmë me rikonstruktim të plotë. Kjo është pjesë e projektit NPRSH-së me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për 25 rrugë që janë kritike dhe me frekuencë të lartë”, tha Kitanov.

Drejtori shtoi se rruga ishte projektuar vitin e kaluar dhe këtë vit situata me Kovid-19 është arsye që punimet e ndërtimit të fillojnë më vonë sesa ishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat