Plagoset me armë zjarri një person në Tetovë

Maqedonia

Plagoset me armë zjarri një person në Tetovë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:00
Ilustrim

Para pak çastesh ne Reçicë të Vogël të Tetovës, pranë tregut të kafshëve një person rreth të dyzetave me iniciale SH.M është plagosur me armë zjarri e tipit pistoletë, informon “Alsat”.

Personi që e ka plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbërritur pranë shtëpisë së të plagosurit me një veturë “Mercedes”, i cili pasi e ka thirrur të dalë jashtë, fillimisht janë fjalosur dhe më pas zënka ka degraduar në përplasje fizike. Ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka plagosur shtetasin SH.M në këmbë. Ai më pas pas është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Tetovës ku dhe aktualisht ndodhet i shtruar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autoritv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat