Komisioni për Sëmundje Infektive të Maqedonisë,nesër vendos nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Maqedonia

Komisioni për Sëmundje Infektive të Maqedonisë,nesër vendos nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat