Zhbogar në Ohër: Largimi i objekteve ilegale, më e rëndësishme se interesat personale

Maqedonia

Zhbogar në Ohër: Largimi i objekteve ilegale, më e rëndësishme se interesat personale

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:25
Zhbogar në Ohër:

Derisa në anën e liqenit të Ohrit më shumë se dy javë, objektet pa leje si dhe pajisjet e tjera urbane largohen në mënyrë intensive, në Strugë nuk ka aktivitete të tilla. Ambasadori evropian Zhbogar i cili vizitoi lokacionet, tha se ligji duhet të zbatohet edhe në anën tjetër.

Siç vlerësojmë që sundimi i ligjit do të zbatohet në këtë anë të liqenit, gjithashtu presim që sundimi i ligjit të zbatohet në anën tjetër të liqenit, edhe për tërë liqenin. Jam këtu për ta ndihmuar qytetin e Ohrit për ta ruajtur statusin e UNESCO-s, por edhe për të mbrojtur statusin gjegjësisht liqenin. Unë shoh dhe kuptoj që ka disa individë në Ohër, por edhe në afërsi të Ohrit, të cilët nuk kujdesen shumë për statusin e UNESCO-s, por i vendosin interesat e tyre personale në radhë të parë – deklaroi Samuel Zhbogar- ambasadori i BE-së.

Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski, bëri thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe palët e përfshira, për të ndaluar arbitraritetin që ka ndodhur vitet e fundit.

Duhet të kuptojmë se ky lloj urbanizimi nuk do të ekzistojë më. UNESCO troket në derë tërë vitin – tha Konstantin Gjeorgjievski, kryetar i Ohrit.

Një ditë më parë nga takimi në Strugë, kreu i LSDM-së, Zaev, i tha kryetarit të Strugës Ramiz Merko se plazhet në Strugë do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat