Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të diskutojë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë

Maqedonia

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të diskutojë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të diskutojë për vendosjen e sërishëm të regjimit me kufijtë me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto dy shtete. Një gjë e tillë vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve në këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mënyrë aktive e ndjek pasqyrën gjendjen epidemiologjike me coronavirusin në rajon dhe në shtetet fqinje, ndërsa rikthimi i sërishëm i masave ka të bëjë me parandalimin nga rreziqet potenciale ndaj shëndetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Dimitrov thotë se vendimi për mbyllja eventuale e mbylljes së kufijve nuk do të jetë politikem, për arsye kriter kryesor është pasqyra epidemiologjike.

“Në hapjen apo mbylljen e kufijve nuk ka politikë, kryeter kryesor është pasqyra epidemiologjike. Kriteri për BE-në është përafrisht 20 raste të reja me Covid-19 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit”, tha Dimitrov.

Dimitrov tha se sa më shumë u përmbahemi masave siç janë mbajtja e maskave dhe largësisë trupore, aq më e mirë do të jetë pasqyra epidemiologjike dhe më shpejt do të hapen kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat