Shtatë mijë persona kanë humbur vendin e punës shkaku i krizës nga virusi

Maqedonia

Shtatë mijë persona kanë humbur vendin e punës shkaku i krizës nga virusi

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, nuk e di saktësisht se sa qytetarë deri tani kanë paraqitur humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të krizës me koronavirusin, por sipas numrave të fundit të disponueshme, bëhet fjalë për 6.000-7.000 persona.

Carovska tha se për këtë çështje, përgjigja duhet të kërkohet tek Agjencia për punësim.
“Numri i fundit që kam është rreth 6.000-7.000 persona, por do t’ju dërgoja tek Agjencia e punësimit për t’ju dhënë përgjigje të saktë dhe precize, se deri ku janë duke i përpunuar ato kërkesa dhe sa i kanë realizuar ato pozitivisht”, tha Carovska pas vizitës së kompanive në Komunën e Kisella Vodës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat