Gjendje alarmante edhe në Maqedoni, gjashtë viktima dhe 147 raste me COVID-19

Maqedonia

Gjendje alarmante edhe në Maqedoni, gjashtë viktima dhe 147 raste me COVID-19

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:22

Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara në Maqedoni, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 64 raste, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçani -1, Probishtip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga: Shkupi-56, Shtipi-7, Tetova-36, Velesi-2, Manastiri-3, Gostivari-1, Gjevgjelia-2, Strumica-1, Shën Nikolla-1, Resnja-2.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3611 raste aktive me Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat