Maqedoni: Në vazhdimësi numër i lartë i të vdekurve nga COVID-19

Maqedonia

Maqedoni: Në vazhdimësi numër i lartë i të vdekurve nga COVID-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Shtatë të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar dje, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes prej fillimit të epidemisë është 341. Pesë prej tyre janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva. Instituti dje regjistroi 115 raste të reja të infektuara nga ky virus, ndërsa 40 persona u shëruan.

Rastet e reja të Covid-19 janë në Shkup-53, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-3, Prilep-6, Tetovë-8, Strugë-13, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-5, Probishtip-1, Shën Nikollë-1, Kërçobë-4, Resnjë-2. Nga të shëruarit, 26 janë nga Shkupi, dy nga Velesi, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnjë-6.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dje vdiqën dy pacientë të moshës prej 50 deri 70 vjeç, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” vdiqën pesë pacientë të moshës prej 56, 62, 65 dhe 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me diagnozë të Covid-19 në vendin tonë, prej fillimit të epidemisë është 7046, numri i pacientëve të shëruar është 3027, i të vdekurve 341, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend paraqet 3678.

Në Shkup ka më së shumti raste aktive – 2007, pasojnë Tetova me 392, Kumanova – 244, Ohri – 175, Struga – 167, Shtipi 161 raste. Të vetmet komuna pa raste aktive janë Radovishi, Berova, Vinica dhe Dellçeva. Në Komunën e Çairit ka 415 raste aktive, më pas në Gazi Babë – 207, në Butel – 173, Karposh – 167, Aerodrom – 159, Saraj – 154 dhe Qendër – 150.

Në Klinikën infektive gjithsej janë hospitalizuar 88 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 54 pacientë dhe nuk ka pacientë në ventilim mekanik. NË spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 30 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19 dhe katër fëmijë pozitivë dhe suspektiv me virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë të hospitalizuar 123 pacientë. Në makinë repsiratore janë pesë pacientë. Në Spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 41 persona, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 92 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 67.165 testime për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat