MPB: 432 shkelje të masës për mbajtjen e maskave

Maqedonia

MPB: 432 shkelje të masës për mbajtjen e maskave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:33
Foto Ilustrim

MPB informon se ka vazhduar me kontrollet në lidhje me zbatimin e masës së Qeverisë, për mbajtje të maskave mbrojtëse për parandalimin e coronavirusit.

Siç thonë nga MPB, gjatë ditës së djeshme janë realizuar 432 shkelje sa i përket mbajtjes së maskave.

MPB bën apel tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, me qëllim të parandalimit të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat