Denis Terziu anëtar i Degës në Çair braktis Koalicionin ASH-AAA,kalon në BDI

Maqedonia

Denis Terziu anëtar i Degës në Çair braktis Koalicionin ASH-AAA,kalon në BDI

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vazhdojnë pakënaqësitë brenda koalicionit ASH-AAA në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut që kanë rezultuar me dorëheqje të reja.

Me këtë rast Denis Terziu nuk do të jetë më anëtar i Degës në Çair.Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme duke thënë se :” me pisllëqet e fshehura që ka Aleanca me Alternativën ,nuk pajtohem dot”.

Sipas Terziut akoma pa marrë pushtetin ,janë ndarë postet dhe planet për largimin nga puna të administratës.
Ai i ka bërë thirrje shokëve ,familjarëve dhe miqësisë së tij që të largohen siç është shprehur nga këta matrapazë .
Terziu tha se prej sot aktivitetet e tij dhe vota siç e ka quajtur të shenjtë e Familjes së tij shkon në BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat