Shërohen 172 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shërohen 172 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:33
Foto Ilustrim

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut pas një kohe të gjatë ka regjistruar numër të lartë të pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit coronavirusin e kanë mposhtur gjithsej 172 pacientë, prej të cilëve më shumë janë nga Shkupi (72), Kumanova-53, Shtip-20, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-1, Gostivar-5, Probishtip-2, Resnjë-4, Negotinë-1.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 arrin në 3199.

Nga ana tjetër janë regjistruar edhe pesë viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tragjike është 346.

Nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 7124 persona, ndërsa për momentin (6 korrik) raste aktive janë 3579.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat