Gjyqi për rastin “Monstra” është anuluar për në 26 gusht. Nga Gjykata Penale njoftuan se anulimi I gjyqit të sotëm është bërë për shkak të mungesës së prokurorit Gavrill Bubevski.
Prokurori Bubevski I cili më herët ishte pjesë e Prokurorisë Speciale ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Përskaj Bubevskit, përfaqësuese e akuzës për rastin Monstra është edhe prokurorja Fatime Fetai, e cila ka njoftuar se në 14 ditët e ardhshme do të jetë në izolim për shkak të kontakteve me Bubevskin, me të cilin ka marrë pjesë në disa gjykime në javët e fundit.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.