Maqedoni: Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë

Maqedonia

Maqedoni: Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:10
Foto Ilustrim

“Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë, ndërsa brenda javës bëhen rreth 8 mijë testime”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili prezantoi numra dhe statistika për coronavirusin në vend.

“Në vend deri tani janë bërë 68.059 testime. Strategjia për testim të gjerë intensiv, duke përfshirë edhe testimet e kontakteve të rasteve pozitive, jep rezultate. Kjo qasje na jep pasqyrë të gjerë rreth përhapjes së virusit dhe ky sistem ndihmon në stabilizimin e situatës, para se gjithash në dy vatrat më të mëdha: Shkup dhe Tetovë”, tha Filipçe.

Sipas tij, si rezultat i kësaj strategjie mundësohet zbulimi i hershëm i rasteve asimptomatike dhe izolimi i tyre.

Ai potencoi se bota është larg përfundimit të pandemisë, duke shtuar se vendet që e shpallën fundin e pandemisë, sipas informacioneve të fundit sërish kanë raste të reja me COVID-19.

Filipçe tha se vala e vjeshtës e sëmundjes pritet të jetë më e fuqishme, duke shtuar se po bëhen analiza për përgatitjen e kapaciteteve spitalore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat