Autoritetet në Maqedoni: Rritje e rasteve të reja në rajon, nuk përjashtohen masat kufizuese në kufij

Maqedonia

Autoritetet në Maqedoni: Rritje e rasteve të reja në rajon, nuk përjashtohen masat kufizuese në kufij

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Gjithsej 78 raste me COVID-19 dje u regjistruan në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse numri i djeshëm është më i vogël në krahasim me ditët e kaluara, autoritetet paralajmërojnë se ditët e vjeshtës do të jenë periudha më e rrezikshme dhe duhet kujdes.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se në të gjitha vendet e rajonit ka rritje të rasteve të reja dhe nuk e përjashtoi vendosjen e masave kufizuese

“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me coronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”.

“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 7124, prej të cilëve 3199 janë shëruar, ndërsa 346 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3579.

Në Kosovë sërish janë vendosur masa kufizuese, ku në disa komuna prej orës 21 deri në 05 të ditës së ardhshme, do të mbyllen objektet gastronomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat