Filloi skriningu i gazetarëve në Maqedoni, në fazën e parë mbi 500 gazetarë do të testohen për coronavirus

Maqedonia

Filloi skriningu i gazetarëve në Maqedoni, në fazën e parë mbi 500 gazetarë do të testohen për coronavirus

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Filloi skiningu falas i gazetarëve dhe punëtorëve mediatik për Kovid-19. Pas punëtorëve shëndetësorë dhe policisë, edhe ata u gjendën në vijën e parë të betejës kundër pandemisë. Me raportimin e përditshëm në terren ata në mënyrë shtesë janë të ekspozuar në rrezikun që të infektohen me virusin. Me kërkesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Ministria e shëndetësisë organizon skrining falas për gazetarët dhe punëtorët mediatik.

“Skriningu ka filluar dje dhe çdo ditë në Institutin për imunologji vijnë grupe të organizuara të gazetarëve nga redaksione të ndryshme. Në këtë fazë të parë të skriningut, së pari testohen redaksionet më të mëdha ku gravitojnë më shumë njerëz me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme. Kështu që në këtë fazë të parë hynë televizionet më të mëdha nacionale. Të gjithë redaksionet munden të paraqiten në numrin që ne ua japim si SHGM. Të lajmërohet dhe të organizojnë datë dhe termin kur do ta bëjnë skriningun”, tha Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

Çadikovski thotë se mediat nacionale kanë paraqitur në SHGM se ka raste të reja pozitive të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, por edhe kolegë që dyshojnë se janë të infektuar.

Nga Ministria e shëndetësisë thonë se vendimi për atë se cilët dhe sa gazetarë dhe punëtorë mediatik do të testohen, do ta sjellin vetë shtëpitë mediatike.

“U është lënë vetë shtëpive mediatike në përputhje me rrezikun, lëvizjen dhe kontaktet me njerëzit, të bëjnë përzgjedhjen e gazetarëve që do të marrin pjesë në këtë skrining. Absolutisht nuk ka asnjë kufizim. U caktua vetëm një numër i caktuar që të mos ngarkohet sistemi me marrjen e materialit dhe analiza dhe do të zgjas derisa nuk përfundon skriningu”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Skrininugu do të realizohet në dy faza ndërsa do të përfshihen minimum 500 gazetarë dhe punëtorë mediatik. Në fazën e parë do të përfshihen mediat më të mëdha, ndërsa redaksionet më të vogla dhe korrespodentët mbetet të testohen javën e ardhshme ose pas zgjedhjeve.

Deri më tani dy punëtorë mediatik e kanë humbur luftën me korona virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat