Komisioni rekomandon të vendoset masa e testit PCR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës

Maqedonia

Komisioni rekomandon të vendoset masa e testit PCR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë masa të reja për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni njofton se do t’i dorëzojë propozim Qeverisë që për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, të vendoset masa e testit PCR për hyrje në vend.

“Komisioni për Sëmundje Infektive mbajti mbledhje këtë mëngjes në të cilin vendosi që nga nesër të paraqesë një propozim për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi të jetë i detyrueshëm testi negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë, gjatë hyrjes në vend”.

“Rekomandimi i Komisionit është bërë pas rishikimit të situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin e marrë nga autoritetet mjekësore në këto vende. Këtë rekomandim Komisioni do ta dorëzojë në Qeveri, për procedurë të mëtejme”, thonë nga Komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat