KSHZ: Sonte skadon afat për regjistrimin e personave me COVID-19 për të votuar

Maqedonia

KSHZ: Sonte skadon afat për regjistrimin e personave me COVID-19 për të votuar

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:05
KSHZ-Zgjedhjet

Afati për regjistrim për votim të personave me Kovid-19 dhe vetizolim ose në karantinë, të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me sëmundje kronike për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik përfundon sonte (8 korrik) në mesnatë.

Personat pozitivë në koronavirus ose në izolim, përveç me autorizim, për votim do të mund të paraqiten edhe përmes aplikacionit të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së izolacija.sec.mk

Përveç kopjes së kartës së identitetit, personat me Kovid-19 ose në vetizolim deri te KKZ ose përmes aplikacionit duhet të paraqesin një kopje të vendimit për karantinë ose të vetizolimit të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Personat, rezultatet e të cilëve do të jenë pozitivë pas 8 korrikut ose do të vendosen në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për votimin që do të zhvillohet për ta nga këshillat e veçantë zgjedhorë më 13 korrik.

Të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronikë do të votojnë më 14 korrik. Ata gjithashtu duhet të aplikojnë në KKZ për votim duke e dorëzuar dokumentacionin e duhur.

Afati për votim për personat në arrest shtëpiak skadon më 11 korrik. Më 9 korrik, gjegjësisht nesër, skadon afati i regjistrimit të vëzhguesve të zgjedhjeve.

Fushata zgjat deri më 12 korrik në mesnatë, pas së cilës pason heshtje treditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat