Spasovski demanton Zaevin për shkëmbimin e deputetëve

Maqedonia

Spasovski demanton Zaevin për shkëmbimin e deputetëve

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:38
Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Qeverisë Teknike i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka demantuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev duke thënë se nuk ka asnjë koncept për shkëmbimin e deputetëve ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Në debatin në  nënkryetari i LSDM-së foli për propozimin e BDI-së për një kryeministër shqiptar, si dhe deklaratën e Zoran Zaev se ai është i gatshëm të heqë dorë nga deputetët që do të mbështesnin qeverinë e VMRO-DPMNE-së vetëm nëse nuk ka shantazhe.

“Koncepti” Maqedonia – Një shoqëri për të gjithë “nuk ka alternativë. Mjaftë me nacionalizëm dhe përçarje. Askush nuk duhet të shantazhojë . Qeveria bëhet mbi bazën e parimeve dhe programeve. Nuk ka asnjë koncept për shkëmbimin e deputetëve, kjo ishte një sintagmë se sa do të humbasë VMRO-DPMNE në zgjedhje. Askush nuk mund ta vërejë trajtimin e barabartë të të gjithëve nga LSDM-ja. Duhet të shprehet cilësia dhe vendimi i qytetarëve dhe në bazë të kësaj ne do të ulemi për të diskutuar përbërjen e Qeverisë së re. Por për ne, shantazhet nuk janë të pranueshme ” u shpreh Spasovski.

Zaev në anën tjetër në një debat televiziv me Hristijan Mickoskin e VMRO-SË,se më 30 qershor, kur foli për shkëmbimin e deputetëve, përmendi se VMRO-DPMNE do të ketë nevojë për 13 deputetë që të kenë shumicën, ndërsa LSDM 6.

Zaev i pyetur se a do të pranojë kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptarë dhe se kush do të jetë kryeministër, theksoi se: “Unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe nuk vjen në shprehje BDI me kushtëzimet me kryeministrin shqiptar.”
Ai mes tjerash ka thënë se do të kërkojë që VMRO-DPMNE t’ia ofrojë 6 deputet për të ofruar Qeverinë, ose ai është i gatshëm që VMRO-DPMNE-së ti jap 13 deputetë për të formuar Qeveri, duke përjashtuar BDI-në, por edhe partitë e koalicionit opozitar ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat