8 viktima dhe 163 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

8 viktima dhe 163 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:47
Ilustrim

163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat