Është ndërprerë dezinfektimi i rrugëve

Maqedonia

Është ndërprerë dezinfektimi i rrugëve

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Që nga fundi i qershorit është ndërprerë dezinfektimi i hapësirave publike, rrugët, parqet e bulevardet dhe të njëjtat tashmë pastrohen vetëm me  ujë përmes makinerive. Shumica e aktivitetet të shtuara  gjatë muajve të parë të pandemisë u ndërprenë me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nga Higjiena Komunale thonë se tani dezinfektohen vetëm kontejnerët.

“ Nga qershori funksionojmë me larje të rrugëve më të mëdha dhe bulevardeve në të gjitha komunat e Shkupit. Dezinfektimi tani bëhet  herë pas here, pasi që gjendja e jashtëzakonshme tashmë ka përfunduar. Megjithatë kuptohet, se nëse do të lind nevoja për shtim të këtyre aktiviteteve ashtu edhe do të veprohet.-deklaroi

Anamaria Brangjolica- NP ”Higjiena Komunale”.

“Higjiena Komunale” ka përgjegjësi vetëm për hapësirat më të mëdha, ndërsa për rrugët dytësore përgjegjësia për dezinfektim bie mbi komunat. Tashmë dy ditë nga Qyteti i Shkupit presim përgjigje zyrtare nëse ende bëhet dezinfektimi i rrugëve, megjithatë jozyrtarisht mësojmë se ky proces është ndërprerë. Ndërsa nga Komuna e Çairit thonë se procesi i pastrimit, larjes dhe dezinfektimi vazhdon edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme dhe i njëjti realizohet gjatë orëve të mëngjesi.
Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme në vend ka përfunduar, periudha pas përfundimit të së njëjtës ka qenë edhe më shqetësuese,  pasi që pothuajse çdo ditë është regjistruar numër tre shifrorë i rasteve të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat