Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre

Maqedonia

Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:08
Qeveria e Re MK

Në seancën e 74 të mbajtur dje, Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masat për parandalimin e COVID-19.

Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë.

Nga Qeveria informojnë se me këtë vendim në vendet e tyre të punës do të duhet të kthehen edhe të punësuarit në institucionet që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme (psh: KSHZ, Gjykatat Themelore, Administrative e tjerë).

Ndryshe, pas përhapjes së COVID-19, Qeveria me dekret vendosi t’i lirojë nga punë prindërit me fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat